Çmimet: një çmim i thjeshtë për çdo program

I njëjti çmim për restorantin, barnatoren, marketin ose cilin do nga 54 programet. Pa kosto instalimi dhe pa pagesë shtesë për kompjuterët e tjerë të biznesit. Për zyrat e kontabilitetit programi është falas.

Mujor

Paguan muaj pas muaji.

9,99 €/ muaj + TVSH

  • Programi i plotë për llojin e biznesit tënd
  • Disa kompjuterë të të njëjtit biznes, të sinkronizuar
  • Punëtorët me PIN dhe rolet e tyre
  • Raportet për ATK dhe pasqyra vjetore
  • Kopje çdo natë dhe rikthim deri në 30 ditë
  • Përditësimet automatike dhe ndihma me email
Provo falas 7 ditë
Kurson rreth 17%

Vjetor

Një pagesë për 12 muaj.

99,99 €/ vit + TVSH

Rreth 8,33 € në muaj + TVSH

  • Programi i plotë për llojin e biznesit tënd
  • Disa kompjuterë të të njëjtit biznes, të sinkronizuar
  • Punëtorët me PIN dhe rolet e tyre
  • Raportet për ATK dhe pasqyra vjetore
  • Kopje çdo natë dhe rikthim deri në 30 ditë
  • Përditësimet automatike dhe ndihma me email
Provo falas 7 ditë
7 ditë provë falas, pa kartelë Një abonim = një biznes (NUI) Disa kompjuterë pa pagesë shtesë

Shitësi i Datofin është RamaPrint. Pagesat me kartelë kryhen te Paddle.com, që është shitësi zyrtar (Merchant of Record) i porosive dhe llogarit TVSH-në sipas shtetit tënd. Anulimi dhe rimbursimi.

Si paguhet

Provo, paguaj, aktivizo

1

Provo 7 ditë

Pas regjistrimit me NUI-në prova nis vetë. Lart në program sheh sa ditë kanë mbetur.

2

Na shkruaj për pagesë

Shkruaj te [email protected] me emrin e programit dhe NUI-në e biznesit.

3

Merr kodin e licencës

Pas pagesës, kodi i licencës të vjen me email.

4

Aktivizo

Te Cilësimet → Llogaria shkruaje te Kodi i licencës dhe kliko Aktivizo.

Pyetje për çmimin

Çka duhet ta dish

Sa kushton Datofin?

9,99 € në muaj + TVSH, ose 99,99 € në vit + TVSH. Me abonimin vjetor kurson rreth 17% krahasuar me pagesën mujore.

Si funksionon prova falas?

Pas regjistrimit me NUI-në ke 7 ditë provë falas, me të gjitha veçoritë. Nuk të kërkohet kartelë. Lart në program shihet sa ditë kanë mbetur.

Çka përfshin një abonim?

Një abonim vlen për një biznes (një NUI) me programin e tij. Disa kompjuterë të të njëjtit biznes janë të përfshirë: programi i sinkronizon mes vete.

Si paguaj dhe si e aktivizoj licencën?

Për pagesë na shkruaj te [email protected]. Pasi paguan, kodi i licencës të vjen me email: e shkruan te Cilësimet → Llogaria → Kodi i licencës dhe klikon Aktivizo.

Çka ndodh kur mbaron prova ose abonimi?

Del ekrani Abonimi ka përfunduar, ku mund ta shkruash licencën. Të dhënat ruhen dhe nuk humbin; kthehen sapo ta aktivizosh abonimin.

A mund të kaloj te një program tjetër?

Po. Kur biznesi kalon te një program tjetër (p.sh. nga Datofin Market te Datofin Restorant), të dhënat e vjetra ruhen në arkiv dhe nuk fshihen. Punëtorët, logoja, vula dhe të dhënat e biznesit mbeten.

Fillo me 7 ditë falas

Pa kartelë dhe pa detyrim. Të dhënat që fut gjatë provës mbeten kur e aktivizon abonimin.