Program për furrë buke dhe pastiçeri

Datofin Furra regjistron prodhimin e ditës sipas normativave: shkruan sa bukë ose kifle bëre, produkti hyn në stok dhe mielli zbret vetë. Dërgesat e përditshme te dyqanet i mban me fletëdërgesa dhe në fund të muajit i kthen në faturë.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Furrë & Pastiçeri

Çfarë bën Datofin Furrë & Pastiçeri

Prodhimi ditor sipas normativave, shitja në arkë dhe faturat për bizneset.

Për kë është: Furra buke, pastiçeri, byrektore dhe punëtori pastash.

  • Prodhimi ditor: lënda e parë zbret dhe produkti i gatshëm hyn në stok.
  • Normativat me koston dhe marzhën e çdo produkti, p.sh. 1 bukë = 0,33 kg miell.
  • Hapësira FLETËDËRGESA për dërgesat ditore te dyqanet, me kthimet dhe datat.
  • Fletëdërgesa e muajit kthehet në faturë me një klik.
  • Arka për shitjen në banak.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Prodhimi

Prodhimi ka dy skeda: Prodhimi, ku regjistron çka prodhove (produkti hyn në stok dhe lënda e parë zbret vetë), dhe Normativat, ku shkruan sa lëndë e parë shkon për 1 njësi produkt (p.sh. 1 bukë = 0,33 kg miell + …).

  • Krijo normativin e produktit
  • Regjistro prodhimin e ditës
  • Kur lënda e parë nuk mjafton
  • Lista e prodhimeve
  • Artikujt që përgatiten kur shiten
  • Kostoja dhe marzha

Fletëdërgesat (hapësira FLETËDËRGESA)

Te Fletëdërgesat krijon dhe mban fletëdërgesat e hapura. Një fletëdërgesë mbulon një periudhë (zakonisht një muaj) dhe mbledh të gjitha dërgesat për një klient, secila me datën e porosisë dhe me emrin e atij që e porositi. Kur mbaron periudha, e përfundon dhe, nëse do, e kthen në faturë.

  • Si hyn këtu
  • Krijo një fletëdërgesë
  • Shto dërgesa gjatë muajit
  • Kthimet dhe datat
  • Shiko, printo ose ruaj si PDF
  • Përfundo fletëdërgesën

Shitje e shpejtë

Arka e shitjes: skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Furrë & Pastiçeri

Si i mbaj dërgesat ditore te dyqanet?

Te hapësira FLETËDËRGESA hap një fletëdërgesë për çdo dyqan për muajin. Çdo ditë shton dërgesën me datën dhe me emrin e atij që e porositi, shënon kthimet, dhe në fund të muajit e përfundon dhe e kthen në faturë.

Sa kushton Datofin Furrë & Pastiçeri?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Furrë & Pastiçeri pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

A është kuponi fiskal?

Jo ende. Kuponi i Datofin është jofiskal dhe në të shkruan JO KUPON FISKAL. Derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal jepe nga arka fiskale.

Provo Datofin Furrë & Pastiçeri falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Furrë & Pastiçeri në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.