Program për dyqan këpucësh dhe çantash

Datofin Këpucë & Çanta mban çdo model me numrat dhe ngjyrat e veta. Në arkë zgjedh numrin që do klienti, stoku zbret vetëm për atë numër, dhe e di saktë çka të mungon para sezonit.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Këpucë & Çanta

Çfarë bën Datofin Këpucë & Çanta

Modelet me numra dhe ngjyra, stoku dhe arka për këpucët dhe çantat.

Për kë është: Dyqane këpucësh, çantash dhe aksesorësh.

  • Modelet me numra dhe ngjyra, secili me stokun e vet.
  • Pranimi i modelit të ri me sasinë për çdo numër.
  • Barkodi për çdo numër dhe ngjyrë.
  • Kthimi i mallit dhe anulimi i kuponit.
  • Inventari dhe lista e stokut në Excel.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Shitje e shpejtë

Arka e shitjes: skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Modelet me masa dhe ngjyra
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen

Stoku

Stoku tregon mallin për shitje: sa është blerë, sa është shitur, sa ka mbetur, çmimin e blerjes, çmimin e shitjes dhe marzhën. Malli hyn këtu vetë nga blerjet; të njëjtat produkte dalin edhe në arkë.

  • Çka tregon tabela
  • Gjej produktin
  • Vendos çmimin e shitjes
  • Vendos marzhën për shumë produkte njëherësh
  • Ndrysho produktin ose shto shërbim
  • Kartela e produktit

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Këpucë & Çanta

A mund ta pranoj një model të ri me të gjithë numrat njëherësh?

Po. Te arka kliko Prano modelin, shkruaj modelin, çmimet, numrat dhe ngjyrat, pastaj sasinë për secilin. Malli hyn në stok dhe regjistrohet edhe te Produkte Hyrëse.

Sa kushton Datofin Këpucë & Çanta?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Këpucë & Çanta pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

A është kuponi fiskal?

Jo ende. Kuponi i Datofin është jofiskal dhe në të shkruan JO KUPON FISKAL. Derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal jepe nga arka fiskale.

Provo Datofin Këpucë & Çanta falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Këpucë & Çanta në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.