Program për veteriner dhe pet shop

Datofin Veteriner mban kartelat e kafshëve me pronarët, vizitat, trajtimet dhe vaksinat me afatin e radhës. Pet shop-i punon në të njëjtën arkë, me stokun e ushqimit dhe aksesorëve.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Veteriner & Pet Shop

Çfarë bën Datofin Veteriner & Pet Shop

Kafshët me pronarët, vizitat, vaksinat me afatin e radhës, terminet dhe pet shop-i me arkën.

Për kë është: Klinika veterinare, ambulanca dhe pet shop.

  • Kartela e kafshës me pronarin, vizitat dhe trajtimet.
  • Vaksinat me afatin e radhës dhe lista e vaksinave që afrohen.
  • Terminet sipas veterinerit.
  • Arka e pet shop-it me barkod.
  • Pagesa te vizita dhe raporti për printim.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Pacientët

Pacientët mban kartelat e kafshëve me pronarët e tyre: vizitat, trajtimet, vaksinat me afatin e radhës dhe pagesat. Të dhënat e pronarëve dhe të kafshëve janë private.

  • Regjistro një kafshë
  • Gjej një kafshë
  • Shkruaj një vizitë
  • Shëno një vaksinë
  • Vaksinat e radhës
  • Merr pagesën dhe printo

Terminet

Terminet tregon ditën e punës së klinikës veterinare: vizitat e kafshëve në kolona për secilin veteriner dhe radhën e atyre që vijnë pa termin. Pagesa bëhet te vizita në kartelën e kafshës.

  • Zgjidh ditën
  • Cakto një termin
  • Kafsha pa termin
  • Statuset
  • Gjatë dhe pas vizitës
  • Ndrysho, anulo ose fshi

Pet Shop · Shitje

Arka e shitjes: skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Pet Shop · Shitje

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Veteriner & Pet Shop

A më kujton programi vaksinat e radhës?

Te kartela e kafshës shënon vaksinën dhe afatin e radhës. Te Vaksinat e radhës sheh cilat kafshë kanë vaksinë që afrohet.

Sa kushton Datofin Veteriner & Pet Shop?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Veteriner & Pet Shop pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

Provo Datofin Veteriner & Pet Shop falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Veteriner & Pet Shop në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.