Program për kompani IT dhe agjenci marketingu

Datofin IT & Marketing mban projektet me detyrat, afatet, progresin dhe pagesat, dhe abonimet që rinovohen: hostingun, licencat, mirëmbajtjen dhe marketingun mujor. Programi të tregon çka skadon në 15 ditët e ardhshme.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin IT & Marketing

Çfarë bën Datofin IT & Marketing

Projektet, abonimet që rinovohen, shitja e pajisjeve dhe faturat.

Për kë është: Kompani softueri, agjenci marketingu dhe servise kompjuterësh.

  • Projektet me detyrat, përgjegjësin dhe progresin.
  • Abonimet me skadimin dhe rinovimin.
  • Të ardhurat e rregullta në muaj.
  • Agjenda e 14 ditëve të ardhshme.
  • Shitja e pajisjeve me stok.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Projektet

Te Projektet mban projektet e klientëve: detyrat me afat, progresin, përgjegjësin dhe pagesat. Lart sheh sa projekte janë në punë, sa detyra kanë afat këtë javë dhe sa mbeten pa paguar, ndërsa Agjenda tregon çka duhet bërë në 14 ditët e ardhshme.

  • Shto një projekt
  • Detyrat dhe progresi
  • Agjenda
  • Arkëto një pagesë
  • Statuset dhe filtrat
  • Ndrysho ose fshi

Shitje e shpejtë

Arka e shitjes: skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin IT & Marketing

Sa kushton Datofin IT & Marketing?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin IT & Marketing pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

Provo Datofin IT & Marketing falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh IT & Marketing në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.