Program për berber me termine dhe arkë

Datofin Berber mban terminet e ditës për secilin berber dhe radhën e klientëve që vijnë pa termin. Kur prerja mbaron, pagesa shkon te arka me një klik, dhe në fund të ditës sheh xhiron.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Berber

Çfarë bën Datofin Berber

Terminet, shërbimet, arka dhe faturat për berberin.

Për kë është: Berberë, barbershop dhe sallone për meshkuj.

  • Terminet sipas berberit dhe orës.
  • Radha e klientëve pa termin.
  • Nga termini te arka me një klik.
  • Shitja e produkteve, p.sh. xhel ose vaj mjekre.
  • Mbyllja e ditës me raportin Z, edhe sipas punëtorëve.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Terminet

Terminet tregon ditën e punës: terminet e klientëve në kolona për secilin punëtor dhe radhën e atyre që vijnë pa termin. Kur shërbimi mbaron, me një klik shkon te arka.

  • Zgjidh ditën
  • Cakto një termin
  • Klienti pa termin (radha)
  • Statuset
  • Mbaro shërbimin dhe merr pagesën
  • Kur dy termine përplasen

Shitje e shpejtë

Arka e shitjes: skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Stoku

Stoku tregon mallin për shitje: sa është blerë, sa është shitur, sa ka mbetur, çmimin e blerjes, çmimin e shitjes dhe marzhën. Malli hyn këtu vetë nga blerjet; të njëjtat produkte dalin edhe në arkë.

  • Çka tregon tabela
  • Gjej produktin
  • Vendos çmimin e shitjes
  • Vendos marzhën për shumë produkte njëherësh
  • Ndrysho produktin ose shto shërbim
  • Kartela e produktit

Demo

Provoje këtu, në shfletues

Kliko si në programin e vërtetë. Të dhënat janë shembull dhe asgjë nuk dërgohet.

Demoja interaktive e programit kërkon JavaScript. Mund ta shkarkosh programin dhe ta provosh falas 7 ditë.

Shkarko Datofin Setup

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Berber

A e sheh secili berber vetëm shitjet e veta?

Varet nga lejet. Arkëtari, si fillim, sheh vetëm shitjet e veta; lejen Sheh shitjet e punëtorëve të tjerë ia jep Administratori vetëm kujt i duhet.

Sa kushton Datofin Berber?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Berber pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

Provo Datofin Berber falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Berber në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.