Anulimi dhe rimbursimi

Abonimin e anulon kurdo. Rimbursim nuk ka, sepse ke 7 ditë provë falas.

1. Provo para se të paguash

Çdo program ka 7 ditë provë falas, pa kartelë dhe pa detyrim, me të gjitha faqet, që ta shohësh mirë para se të paguash.

2. Anulimi i abonimit

Abonimin e anulon kurdo, pa arsye:

  • në program: Cilësimet → Llogaria → Anulo abonimin;
  • te datofin.com/login, në llogarinë e biznesit;
  • ose na shkruaj te [email protected] me emrin e biznesit dhe NUI-në.

Pas anulimit nuk ka rinovim dhe nuk tërhiqet më asnjë pagesë. Programi punon deri në fund të periudhës së paguar.

3. Rimbursimi

Meqë ke 7 ditë provë falas, pagesat e kryera nuk rimbursohen, as për pjesën e papërdorur të muajit ose të vitit. Përjashtim bëjnë pagesa e dyfishtë ose gabimi teknik nga ana jonë, dhe rastet kur rimbursimin e kërkon ligji. Pagesat me kartelë kryhen te Paddle.com, që është shitësi zyrtar (Merchant of Record) dhe zbaton edhe kushtet e veta për blerësit.

4. Çka ndodh me të dhënat

Kur mbaron abonimi, programi shfaq ekranin Abonimi ka përfunduar. Të dhënat e biznesit nuk fshihen: mbeten të ruajtura dhe i ke sërish kur të abonohesh. Nëse do që të fshihen, Administratori e bën këtë te Cilësimet → Llogaria → Fshi llogarinë.

5. Shitësi

Shitësi i Datofin është RamaPrint SH.P.K., NUI 810733263, 21000 Rahovec, Kosovë. Për çdo pyetje: [email protected].