Program për hotel dhe motel

Datofin Hotel mban dhomat në kalendar, rezervimet me ardhjet dhe largimet, check-in dhe check-out, dhe librin e mysafirëve me dokumentet. Pagesat dhe faturat lidhen me rezervimin.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Hotel & Motel

Çfarë bën Datofin Hotel & Motel

Dhomat dhe rezervimet e hotelit, check-in/check-out, libri i mysafirëve, arkëtimi dhe faturat.

Për kë është: Hotele, motele, bujtina dhe apartamente me qira ditore.

  • Kalendari i dhomave: kush është në cilën dhomë.
  • Rezervimi i ri nga kalendari me një klik.
  • Check-in dhe check-out.
  • Libri i mysafirëve me dokumentet.
  • Paralajmërimi kur dhoma është e zënë.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Dhomat

Dhomat mban dhomat e hotelit dhe kalendarin e tyre: kush është në cilën dhomë, ardhjet dhe largimet. Nga këtu bën edhe rezervim të ri me një klik.

  • Shto një dhomë
  • Kalendari
  • Rezervo nga kalendari
  • Lista e dhomave
  • Çaktivizo ose fshi

Rezervimet

Rezervimet mban rezervimet e dhomave: ardhjet dhe largimet, mysafirët me dokumentet, netët dhe sa mbetet për t'u paguar.

  • Bëj një rezervim
  • Kur dhoma është e zënë
  • Check-in dhe check-out
  • Merr pagesën
  • Libri i mysafirëve
  • Pasqyra dhe filtrat

Shitje e shpejtë

Arka e shitjes: skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Hotel & Motel

A e mban programi librin e mysafirëve?

Po. Mysafirët regjistrohen me dokumentet te rezervimi, dhe libri i mysafirëve del nga rezervimet.

Sa kushton Datofin Hotel & Motel?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Hotel & Motel pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

Provo Datofin Hotel & Motel falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Hotel & Motel në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.