Program për palestër dhe fitnes

Datofin Palestra mban anëtarësimet me skadim, hyrjet ditore dhe pagesat. Lart sheh sa anëtarë janë aktivë, kujt po i skadon pagesa dhe sa hynë sot; rinovimi bëhet te arka, bashkë me suplementet dhe pijet.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Palestër & Fitnes

Çfarë bën Datofin Palestër & Fitnes

Anëtarësimet me skadim, hyrjet ditore, rinovimi te arka dhe shitja e suplementeve e pijeve.

Për kë është: Palestra, qendra fitnesi dhe studio sportive.

  • Anëtarësimet: mujor, paradite, fitnes + grupor, studentë ose trajner personal.
  • Hyrjet ditore të anëtarëve.
  • Ngjyrat te pagesa: e gjelbër, e verdhë kur skadon brenda 7 ditëve, e kuqe kur ka skaduar.
  • Rinovimi i anëtarësimit te arka.
  • Shitja e suplementeve dhe pijeve me stok.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Anëtarët

Te Anëtarët mban regjistrin e anëtarëve: anëtarësimin e secilit, trajnerin, pagesat dhe hyrjet në palestër. Lart sheh sa anëtarë janë aktivë, kujt po i skadon pagesa, sa hynë sot dhe sa është paguar këtë muaj.

  • Regjistro një anëtar të ri
  • Arkëto anëtarësimin
  • Shëno hyrjen
  • Ngjyrat te kolona Pagesa
  • Filtrat dhe kërkimi
  • Pezullo, largo ose rikthe

Shitje e shpejtë

Arka e shitjes: skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Stoku

Stoku tregon mallin për shitje: sa është blerë, sa është shitur, sa ka mbetur, çmimin e blerjes, çmimin e shitjes dhe marzhën. Malli hyn këtu vetë nga blerjet; të njëjtat produkte dalin edhe në arkë.

  • Çka tregon tabela
  • Gjej produktin
  • Vendos çmimin e shitjes
  • Vendos marzhën për shumë produkte njëherësh
  • Ndrysho produktin ose shto shërbim
  • Kartela e produktit

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Palestër & Fitnes

Si e di kujt i ka skaduar anëtarësimi?

Te Anëtarët data deri është e gjelbër kur anëtarësimi vlen edhe më shumë se 7 ditë, e verdhë kur skadon brenda 7 ditëve dhe e kuqe kur ka skaduar. Lart sheh edhe sa anëtarë kanë pagesë që po skadon.

Sa kushton Datofin Palestër & Fitnes?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Palestër & Fitnes pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

Provo Datofin Palestër & Fitnes falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Palestër & Fitnes në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.