Veturat
Veturat mban flotën: targa, kilometrat, çmimi për ditë dhe kalendari i qirave. Nga këtu bën edhe kontratë të re me një klik.
- Shto një veturë
- Kalendari
- Kontratë nga kalendari
- Lista dhe kilometrat
- Çaktivizo ose fshi
Datofin Rent a Car mban flotën me targat, kilometrat dhe çmimin për ditë, dhe kontratat e qirasë me orën e daljes e të kthimit, kilometrat, karburantin dhe depozitën. Kalendari tregon cila veturë është e lirë.
Flota, kontratat e qirasë me km dhe karburant, regjistri i kontratave, arkëtimi dhe faturat.
Datofin Rent a Car
Flota, kontratat e qirasë me km dhe karburant, regjistri i kontratave, arkëtimi dhe faturat.
Për kë është: Agjenci rent a car dhe qiradhënie veturash.
Nga manuali i programit
Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.
Veturat mban flotën: targa, kilometrat, çmimi për ditë dhe kalendari i qirave. Nga këtu bën edhe kontratë të re me një klik.
Kontratat mban kontratat e qirasë së veturave: kush e ka veturën, dalja dhe kthimi me orë, kilometrat, karburanti, depozita dhe pagesa.
Arka për shitjen e shërbimeve: kërko shërbimin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura.
Menyja e plotë
Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.
Bashkë me çdo program
Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.
Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.
Lista e shërbimeve me çmimet; nëse shet edhe mall, stoku mbahet vetë nga blerjet.
Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.
Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.
Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.
Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.
Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.
Pyetje
Po. Te kontrata shkruan klientin, veturën, daljen dhe kthimin me orë, kilometrat, karburantin dhe depozitën, dhe e printon kontratën.
9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.
Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.
Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.
Auto & transport
Shkarko Datofin Setup, zgjidh Rent a Car në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.