Program për auto shkollë

Datofin Auto Shkolla mban dosjen e çdo kandidati: kategorinë, instruktorin, paketën me orët e vozitjes, dokumentet, provimet dhe pagesat. Orari i vozitjes ka kolonë për çdo instruktor.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Auto Shkolla

Çfarë bën Datofin Auto Shkolla

Kandidatët, orari i vozitjes, provimet dhe pagesat për auto shkollën.

Për kë është: Auto shkolla dhe qendra trajnimi për shoferë.

  • Kandidatët me kategorinë, dokumentet dhe paketën.
  • Orari i vozitjes sipas instruktorit.
  • Provimet dhe lista e kandidatëve gati për provim.
  • Pagesat te arka.
  • Lart: kandidatët aktivë, provimet e muajit dhe sa mbetet për t’u paguar.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Kandidatët

Te Kandidatët mban dosjen e çdo kandidati: kategorinë, instruktorin, paketën me orët e vozitjes, dokumentet, provimet dhe pagesat. Lart sheh sa kandidatë janë aktivë, sa janë gati për provim, sa provime ka këtë muaj dhe sa mbeten për t'u paguar.

  • Regjistro një kandidat
  • Dokumentet
  • Orët e vozitjes
  • Provimet
  • Kush është gati për provim
  • Arkëto pagesën

Orari i vozitjes

Orari i vozitjes tregon orët e vozitjes së ditës: kolonë për çdo instruktor, dhe çdo orë me kandidatin e vet. Këtu nuk ka radhë dhe as pagesë: orët paguhen me paketën te Kandidatët.

  • Zgjidh ditën
  • Cakto një orë vozitjeje
  • Statuset
  • Shëno orën e mbajtur
  • Kur dy orë përplasen

Shitje e shpejtë

Arka për shitjen e shërbimeve: kërko shërbimin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Shërbimet

Lista e shërbimeve me çmimet; nëse shet edhe mall, stoku mbahet vetë nga blerjet.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Auto Shkolla

A e di kush është gati për provim?

Po. Te Kandidatët programi tregon kush është gati për provim, sa provime ka këtë muaj dhe sa mbetet për t’u paguar.

Sa kushton Datofin Auto Shkolla?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Auto Shkolla pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

Provo Datofin Auto Shkolla falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Auto Shkolla në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.