Program për shumicë dhe distribucion

Datofin Shumica mban depon, klientët dhe faturat, dhe ka hapësirën FLETËDËRGESA për dërgesat që faturohen më vonë. Çmimet, marzhat dhe stoku janë në një vend, dhe librat për ATK dalin në Excel.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Shumicë & Distribucion

Çfarë bën Datofin Shumicë & Distribucion

Depoja, faturat dhe fletëdërgesat për klientët e shumicës.

Për kë është: Shumicë, distributorë, depo dhe importues.

  • Fletëdërgesat sipas klientit dhe periudhës, me emrin e atij që e porositi çdo dërgesë.
  • Fletëdërgesa kthehet në faturë kur mbaron periudha.
  • Marzha për shumë produkte njëherësh, edhe vetëm për një grup.
  • Profatura për ofertat dhe kthimi i saj në faturë me një klik.
  • Kush të ka borxh dhe kujt i ke borxh, te Statistikat.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Fletëdërgesat (hapësira FLETËDËRGESA)

Te Fletëdërgesat krijon dhe mban fletëdërgesat e hapura. Një fletëdërgesë mbulon një periudhë (zakonisht një muaj) dhe mbledh të gjitha dërgesat për një klient, secila me datën e porosisë dhe me emrin e atij që e porositi. Kur mbaron periudha, e përfundon dhe, nëse do, e kthen në faturë.

  • Si hyn këtu
  • Krijo një fletëdërgesë
  • Shto dërgesa gjatë muajit
  • Kthimet dhe datat
  • Shiko, printo ose ruaj si PDF
  • Përfundo fletëdërgesën

Shitje e shpejtë

Arka e shitjes: skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Stoku

Stoku tregon mallin për shitje: sa është blerë, sa është shitur, sa ka mbetur, çmimin e blerjes, çmimin e shitjes dhe marzhën. Malli hyn këtu vetë nga blerjet; të njëjtat produkte dalin edhe në arkë.

  • Çka tregon tabela
  • Gjej produktin
  • Vendos çmimin e shitjes
  • Vendos marzhën për shumë produkte njëherësh
  • Ndrysho produktin ose shto shërbim
  • Kartela e produktit

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Shumicë & Distribucion

Si funksionojnë fletëdërgesat?

Një fletëdërgesë mbulon një periudhë, zakonisht një muaj, dhe mbledh të gjitha dërgesat për një klient, secila me datën dhe me emrin e atij që e porositi. Kur mbaron periudha e përfundon dhe, nëse do, e kthen në faturë.

Sa kushton Datofin Shumicë & Distribucion?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Shumicë & Distribucion pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

A është kuponi fiskal?

Jo ende. Kuponi i Datofin është jofiskal dhe në të shkruan JO KUPON FISKAL. Derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal jepe nga arka fiskale.

Provo Datofin Shumicë & Distribucion falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Shumicë & Distribucion në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.