Program falas për zyrë kontabiliteti

Datofin Kontabilist është falas për kontabilistët. Majtas ke bizneset që punojnë me Datofin dhe të kanë dhënë kodin: hap njërin dhe regjistro faturat hyrëse e dalëse, lësho fatura në emër të tij dhe shkarko raportet për ATK. Për zyrën tënde mban klientët me afatet e ATK-së çdo muaj dhe tarifat mujore.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Kontabilist

Çfarë bën Datofin Kontabilist

Bizneset e lidhura (faturat dhe raportet ATK të secilit), klientët e zyrës me afatet, tarifat mujore dhe faturat e zyrës.

Për kë është: Zyra kontabiliteti dhe kontabilistë të pavarur.

  • Falas: pa abonim për zyrën e kontabilitetit.
  • Bizneset e lidhura në një shirit majtas: një klik dhe je te faturat e tyre.
  • Fatura hyrëse e dalëse dhe raportet ATK (Libri i Shitjes dhe i Blerjes) për çdo biznes.
  • Afatet mujore: tatimi në paga dhe kontributet (15), TVSH-ja (20), tatimi tremujor (15).
  • Tarifat mujore të klientëve dhe kush është vonë me pagesë.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Bizneset e lidhura

Programi i zyrës së kontabilitetit është falas. Te Bizneset e lidhura sheh bizneset që ta kanë dhënë kodin: për secilin mund t’i shohësh dhe t’i regjistrosh faturat hyrëse e dalëse dhe t’i nxjerrësh raportet për ATK, pa hyrë me llogarinë e tyre. Bizneset dalin edhe te shiriti majtas, me inicialet e tyre.

  • Lidh një biznes
  • Puno për një biznes
  • Fatura në emër të biznesit
  • Abonimi i biznesit
  • Hiq lidhjen

Klientët

Te Klientët mban firmat që ua bën kontabilitetin: kontaktin, llojin, kontabilistin përgjegjës dhe afatet e ATK-së çdo muaj. Agjenda lart tregon çdo deklaratë që afrohet. Tarifa mujore e secilit klient mbahet te Tarifat mujore.

  • Shto një klient
  • Çka shton Shto afatet e muajit
  • Puna e çdo muaji
  • Agjenda
  • Pagesat për shërbime të tjera
  • Statuset, filtrat dhe fshirja

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Shërbimet

Lista e shërbimeve me çmimet; nëse shet edhe mall, stoku mbahet vetë nga blerjet.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Kontabilist

A është vërtet falas për kontabilistin?

Po. Programi i zyrës së kontabilitetit nuk paguhet. Bizneset paguajnë abonimin e tyre të zakonshëm, dhe ti punon me faturat e tyre pa kosto shtesë.

Si lidhet një biznes me zyrën time?

Biznesi krijon një kod te programi i vet (Të dhënat e biznesit → Llogaria → Kontabilisti). Ti e shkruan te Lidh biznes dhe biznesi del te shiriti majtas. Biznesi njoftohet me email dhe mund ta heqë qasjen kurdo.

Sa kushton Datofin Kontabilist?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Kontabilist pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

Provo Datofin Kontabilist falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Kontabilist në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.