Ngarkesat
Ngarkesat mban transportet: nga ku, për ku, malli dhe pesha, kamioni, shoferi, dokumenti CMR dhe pagesa.
- Regjistro një ngarkesë
- Statuset
- Fleta e ngarkesës
- Merr pagesën
- Pasqyra dhe filtrat
Datofin Transport mban ngarkesat nga ku e për ku, mallin dhe peshën, kamionin, shoferin dhe dokumentin CMR. Kamionët kanë kalendarin e tyre, ndërsa fletëdërgesat dhe faturat dalin nga i njëjti program.
Ngarkesat, kamionët dhe shoferët, fletëdërgesat dhe faturat.
Datofin Transport & Logjistikë
Ngarkesat, kamionët dhe shoferët, fletëdërgesat dhe faturat.
Për kë është: Kompani transporti, logjistike dhe spedicioni.
Nga manuali i programit
Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.
Ngarkesat mban transportet: nga ku, për ku, malli dhe pesha, kamioni, shoferi, dokumenti CMR dhe pagesa.
Kamionët mban automjetet e transportit: targa, kapaciteti, kilometrat dhe ku janë sot, me kalendarin e ngarkesave.
Te Fletëdërgesat krijon dhe mban fletëdërgesat e hapura. Një fletëdërgesë mbulon një periudhë (zakonisht një muaj) dhe mbledh të gjitha dërgesat për një klient, secila me datën e porosisë dhe me emrin e atij që e porositi. Kur mbaron periudha, e përfundon dhe, nëse do, e kthen në faturë.
Menyja e plotë
Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.
Bashkë me çdo program
Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.
Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.
Lista e shërbimeve me çmimet; nëse shet edhe mall, stoku mbahet vetë nga blerjet.
Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.
Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.
Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.
Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.
Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.
Pyetje
9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.
Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.
Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.
Auto & transport
Shkarko Datofin Setup, zgjidh Transport & Logjistikë në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.