Program për patundshmëri dhe qira

Datofin Patundshmëri mban banesat, lokalet dhe zyret, kontratat e qirasë, qiranë mujore dhe kush ka borxh. Borxhi llogaritet vetë nga kontrata dhe pagesat.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Patundshmëri

Çfarë bën Datofin Patundshmëri

Pronat, kontratat e qirasë, qiraja mujore, borxhet dhe faturat.

Për kë është: Agjenci patundshmërish, pronarë dhe administrues pronash.

  • Pronat me qiramarrësin, qiranë dhe borxhin.
  • Kontratat e qirasë dhe arkëtimi i qirasë.
  • Borxhi llogaritet vetë.
  • Kontrata përfundohet ose anulohet.
  • Faturat e qirasë.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Qiratë

Qiratë mban kontratat e qirasë së pronave: prona, qiramarrësi, qiraja mujore, sa është paguar dhe kush ka borxh.

  • Regjistro një kontratë
  • Si llogaritet borxhi
  • Arkëto qiranë
  • Përfundo ose anulo kontratën
  • Filtrat dhe pasqyra
  • Printo

Pronat

Pronat mban banesat, lokalet dhe zyret: kush është qiramarrës, qiraja dhe borxhi.

  • Shto një pronë
  • Lista e pronave
  • Kontratë e re nga këtu
  • Çaktivizo ose fshi

Shitje e shpejtë

Arka për shitjen e shërbimeve: kërko shërbimin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Shërbimet

Lista e shërbimeve me çmimet; nëse shet edhe mall, stoku mbahet vetë nga blerjet.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Patundshmëri

Sa kushton Datofin Patundshmëri?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Patundshmëri pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

Provo Datofin Patundshmëri falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Patundshmëri në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.