Program për OJQ dhe shoqata

Datofin OJQ mban projektet me donatorin, buxhetin, tranšat e marra, aktivitetet dhe raportet me afat, si dhe anëtarët me kuotën vjetore. Agjenda tregon çka duhet dorëzuar në 14 ditët e ardhshme.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin OJQ & Shoqata

Çfarë bën Datofin OJQ & Shoqata

Projektet me donatorët, buxhetin dhe raportet, anëtarësia vjetore dhe faturat.

Për kë është: OJQ, shoqata, fondacione dhe klube.

  • Projektet me donatorin dhe buxhetin.
  • Tranšat e marra dhe raportet me afat.
  • Anëtarët dhe kuota vjetore.
  • Agjenda e 14 ditëve të ardhshme.
  • Faturat dhe raportet për ATK.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Projektet

Te Projektet mban projektet e organizatës: donatorin, buxhetin, tranšat e marra, aktivitetet dhe raportet me afat. Agjenda tregon çka duhet bërë dhe dorëzuar në 14 ditët e ardhshme.

  • Shto një projekt
  • Aktivitetet dhe raportet
  • Agjenda
  • Regjistro një tranšë
  • Statuset dhe filtrat
  • Ndrysho ose fshi

Anëtarët

Te Anëtarët mban regjistrin e anëtarëve të shoqatës dhe anëtarësinë vjetore: kush ka paguar kuotën, kujt po i skadon anëtarësia dhe sa anëtarë janë regjistruar këtë muaj.

  • Regjistro një anëtar
  • Arkëto kuotën
  • Ngjyrat te kolona Pagesa
  • Filtrat dhe kërkimi
  • Pezullo, largo ose rikthe
  • Ndrysho ose fshi

Shitje e shpejtë

Arka për shitjen e shërbimeve: kërko shërbimin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Shërbimet

Lista e shërbimeve me çmimet; nëse shet edhe mall, stoku mbahet vetë nga blerjet.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin OJQ & Shoqata

Sa kushton Datofin OJQ & Shoqata?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin OJQ & Shoqata pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

Provo Datofin OJQ & Shoqata falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh OJQ & Shoqata në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.