Program për ëmbëltore dhe akullore

Datofin Ëmbëltorja bashkon shitjen në banak, tavolinat dhe prodhimin. Tortat dhe ëmbëlsirat i regjistron në prodhim sipas normativave, ndërsa topat e akullores i zbresin përbërësit me çdo shitje.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Ëmbëltore & Akullore

Çfarë bën Datofin Ëmbëltore & Akullore

Shitja në banak dhe në tavolina, prodhimi i ëmbëlsirave sipas normativave.

Për kë është: Ëmbëltore, akullore, pastiçeri me tavolina dhe kafe-ëmbëltore.

  • Prodhimi i ëmbëlsirave sipas normativave: përbërësit zbriten dhe produkti hyn në stok.
  • Artikujt që përgatiten në çast, si akullorja ose kafeja, i zbresin përbërësit kur shiten.
  • Salla me tavolina dhe porositë për banakun.
  • Shitja në banak me Shitje e shpejtë.
  • Kostoja dhe marzha e çdo ëmbëlsire.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Salla

Salla është plani i lokalit: tavolinat e çdo salle, të lira ose të zëna. Këtu hap porosinë e tavolinës, e dërgon në kuzhinë dhe e paguan me kupon. Porositë i sheh çdo kamarier, në çdo kompjuter të lokalit.

  • Plani i sallës
  • Merr porosinë e tavolinës
  • Dërgo në kuzhinë
  • Llogaria, transferimi dhe anulimi
  • Paguaj (edhe me llogari të ndarë)
  • Për me marrë dhe Dërgesë

Prodhimi

Prodhimi ka dy skeda: Prodhimi, ku regjistron çka prodhove (produkti hyn në stok dhe lënda e parë zbret vetë), dhe Normativat, ku shkruan sa lëndë e parë shkon për 1 njësi produkt (p.sh. 1 bukë = 0,33 kg miell + …).

  • Krijo normativin e produktit
  • Regjistro prodhimin e ditës
  • Kur lënda e parë nuk mjafton
  • Lista e prodhimeve
  • Artikujt që përgatiten kur shiten
  • Kostoja dhe marzha

Shitje e shpejtë

Shitje e shpejtë është arka për shitjet në banak, pa tavolinë: skano ose kërko artikullin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Porositë e tavolinave bëhen te Salla. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Ëmbëltore & Akullore

A mund të regjistroj prodhimin e tortave?

Po. Te Prodhimi zgjedh produktin dhe shkruan sasinë që prodhove. Programi tregon sa lëndë e parë duhet, e zbret nga stoku dhe e fut produktin e gatshëm në stok.

Sa kushton Datofin Ëmbëltore & Akullore?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Ëmbëltore & Akullore pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

A është kuponi fiskal?

Jo ende. Kuponi i Datofin është jofiskal dhe në të shkruan JO KUPON FISKAL. Derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal jepe nga arka fiskale.

Provo Datofin Ëmbëltore & Akullore falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Ëmbëltore & Akullore në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.