Politika e privatësisë
Përditësuar më 01.11.2026.
1. Kush i përpunon të dhënat
RamaPrint SH.P.K., NUI 810733263, 21000 Rahovec, Kosovë. Për çdo pyetje për të dhënat personale: [email protected].
Për llogarinë e biznesit, faqen dhe pagesat ne jemi kontrollues. Për të dhënat që biznesi yt i fut në program (p.sh. klientët, punëtorët ose pacientët), biznesi yt është kontrollues dhe ne i përpunojmë vetëm në emër të tij. Personat që kanë të dhëna te një biznes i drejtohen fillimisht atij biznesi.
2. Çfarë të dhënash ruhen
- Llogaria e biznesit: NUI, emri, adresa, numri i TVSH-së, email-i dhe telefoni.
- Punëtorët: emri, roli dhe PIN-i i mbrojtur për hyrje në program.
- Dokumentet: faturat, kuponat, blerjet, produktet, stoku, klientët dhe furnitorët.
- Të dhënat e ndjeshme të disa programeve: p.sh. kartelat e pacientëve te ordinancat, stomatologjitë dhe laboratorët, dhe recetat te barnatoret. Këto i sheh vetëm kush ka leje brenda biznesit.
- Kompjuterët e lidhur: emri i pajisjes, versioni i programit dhe koha e përdorimit të fundit.
- Pagesat: plani, shuma dhe data. Të dhënat e kartelës i përpunon Paddle.com; ne nuk i shohim.
- Mesazhet: emri, email-i dhe teksti kur na shkruan me formën e kontaktit ose nga programi, si dhe email-et që të dërgojmë.
- Regjistrat teknikë: adresa IP dhe të dhënat e shfletuesit për sigurinë e serverit; për shkarkimet ruajmë vetëm një kod të pakthyeshëm që na tregon sa veta e kanë shkarkuar programin.
3. Pse i përdorim dhe mbi çfarë baze
- Kontrata: që programi të punojë, të sinkronizohet mes kompjuterëve, të bëjë kopje rezervë dhe të dërgojë kodet për hyrje.
- Detyrim ligjor: ruajtja e dokumenteve të pagesave dhe të kontabilitetit.
- Interes i ligjshëm: siguria e faqes dhe e llogarive, mbrojtja nga robotët dhe përgjigjja kur na shkruan.
Nuk i shesim të dhënat, nuk i përdorim për reklama dhe nuk marrim vendime automatike me pasoja për ty.
4. Ku ruhen
Në kompjuterët e biznesit ku është instaluar programi dhe në serverin e Datofin. Çdo natë bëhet një kopje rezervë në Cloudflare R2, në dosjen e biznesit. Disa ofrues e përpunojnë informacionin edhe jashtë Kosovës; me ta punojmë vetëm me masat mbrojtëse që i kërkon ligji.
5. Sa gjatë ruhen
- Të dhënat e biznesit: sa kohë ka llogari, edhe pas mbarimit të abonimit, derisa të fshihet llogaria. Biznesi mban vetë detyrimin për afatet ligjore të dokumenteve të tij.
- Pas fshirjes së llogarisë: mbajmë vetëm NUI-në, emrin e biznesit dhe pagesat, aq sa kërkon ligji për kontabilitetin tonë.
- Kopjet rezervë: 30 ditë.
- Pagesat dhe dokumentet e kontabilitetit tonë: aq sa kërkon ligji për tatimet dhe kontabilitetin.
- Mesazhet e formës së kontaktit dhe të dhënat e shkarkimeve: 2 vjet.
6. Kush i sheh
- Punëtorët e biznesit, sipas rolit dhe lejeve që u jep Administratori.
- Kontabilisti, vetëm kur biznesi i jep kod për qasje; lidhjen e heq kur të duash.
- Ekipi i Datofin, vetëm kur duhet për ndihmë ose për rikthimin e të dhënave.
- Paddle.com: pagesa, si shitës zyrtar (Merchant of Record).
- Cloudflare: mbrojtja e faqes, Turnstile (kontrolli kundër robotëve) dhe ruajtja e kopjeve dhe e instaluesve.
- Ofruesi i hostingut dhe i email-it: serveri dhe dërgimi i email-eve.
- ATK: vetëm të dhënat që ligji kërkon, kur biznesi e përdor fiskalizimin.
7. Cookies dhe kjo webfaqe
Faqja datofin.com nuk përdor cookies për reklama dhe nuk ka skripte analitike. Përdorim vetëm cookies të domosdoshme:
- datofin_web, datofin_email: të mbajnë të hyrë në llogari.
- Hyrja e administratorit dhe e kontabilistit: sesioni i tyre, po ashtu vetëm për hyrje.
- Cloudflare Turnstile: kontrollon që nuk je robot te format e hyrjes dhe të kontaktit; për këtë i përpunon adresën IP dhe të dhënat e shfletuesit.
- Faqja e pagesës: Paddle.com përdor të vetat kur hapet arka e pagesës.
Demoja punon vetëm në shfletuesin tënd dhe nuk dërgon të dhëna.
8. Siguria
Hyrja bëhet me kod në email dhe me PIN për punëtorët, lidhja me serverin është e enkriptuar dhe kopjet rezervë mbahen të ndara për çdo biznes. Nëse ndodh një shkelje që rrezikon të drejtat e tua, njoftojmë ty dhe autoritetin sipas ligjit.
9. Të drejtat e tua
Sipas Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ke të drejtë të kërkosh qasje, korrigjim, fshirje ose kufizim të të dhënave, t’i marrësh ato në formë të lexueshme dhe të kundërshtosh përpunimin. Na shkruaj te [email protected]; të përgjigjemi brenda 30 ditëve. Mund të ankohesh edhe te Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës.
10. Fshirja e llogarisë
Llogarinë e fshin vetë Administratori i biznesit, në program ose në web: Cilësimet → Llogaria → Fshi llogarinë, me një kod që vjen në email. Fshirja kryhet pas 30 ditëve dhe deri atëherë mund të anulohet; pastaj fshihen të gjitha të dhënat në server dhe kopjet rezervë. Të dhënat në kompjuter hiqen kur çinstalohet programi. Mund ta kërkosh edhe te [email protected].
11. Fëmijët
Datofin është program për biznese dhe nuk u drejtohet fëmijëve.
12. Ndryshimet
Kur e ndryshojmë këtë politikë, versioni i ri publikohet këtu me datën e përditësimit; për ndryshime të mëdha njoftojmë edhe me email.