Program për shitore pemësh dhe perimesh

Datofin Pemë & Perime shet me kilogram dhe peshore, mban stokun e ditës dhe faturat. Dërgesat te restorantet dhe hotelet i mban me fletëdërgesa, me kthimet dhe datat, dhe i faturon në fund të periudhës.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Pemë & Perime

Çfarë bën Datofin Pemë & Perime

Shitja me kilogram dhe peshore, stoku i ditës dhe faturat.

Për kë është: Shitore pemësh e perimesh dhe furnizues për restorante e hotele.

  • Shitja me kilogram nga etiketa e peshores.
  • Hapësira FLETËDËRGESA për dërgesat te restorantet dhe hotelet.
  • Kthimet e mallit shënohen në fletëdërgesë.
  • Faturat dhe raportet për ATK.
  • Statistikat e shitjeve dhe produktet më të shitura.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Fletëdërgesat (hapësira FLETËDËRGESA)

Te Fletëdërgesat krijon dhe mban fletëdërgesat e hapura. Një fletëdërgesë mbulon një periudhë (zakonisht një muaj) dhe mbledh të gjitha dërgesat për një klient, secila me datën e porosisë dhe me emrin e atij që e porositi. Kur mbaron periudha, e përfundon dhe, nëse do, e kthen në faturë.

  • Si hyn këtu
  • Krijo një fletëdërgesë
  • Shto dërgesa gjatë muajit
  • Kthimet dhe datat
  • Shiko, printo ose ruaj si PDF
  • Përfundo fletëdërgesën

Shitje e shpejtë

Arka e shitjes: skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Etiketat e peshores
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen

Stoku

Stoku tregon mallin për shitje: sa është blerë, sa është shitur, sa ka mbetur, çmimin e blerjes, çmimin e shitjes dhe marzhën. Malli hyn këtu vetë nga blerjet; të njëjtat produkte dalin edhe në arkë.

  • Çka tregon tabela
  • Gjej produktin
  • Vendos çmimin e shitjes
  • Vendos marzhën për shumë produkte njëherësh
  • Ndrysho produktin ose shto shërbim
  • Kartela e produktit

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Pemë & Perime

A mund t’i shënoj kthimet nga restorantet?

Po. Në fletëdërgesë shënon edhe kthimet e mallit me datën e tyre, që në fund të muajit të faturosh vetëm atë që është mbajtur.

Sa kushton Datofin Pemë & Perime?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Pemë & Perime pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

A është kuponi fiskal?

Jo ende. Kuponi i Datofin është jofiskal dhe në të shkruan JO KUPON FISKAL. Derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal jepe nga arka fiskale.

Provo Datofin Pemë & Perime falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Pemë & Perime në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.