Si funksionon Datofin: nga shkarkimi te kuponi i parë

Katër hapa, pa teknik dhe pa konfigurime të ndërlikuara. Pastaj programi punon në kompjuterin tënd, edhe kur bie interneti.

1

Shkarko Datofin Setup

Programi i instalimit është i njëjtë për çdo biznes. Hape në kompjuterin me Windows dhe, kur Windows kërkon leje për instalimin, pranoje.

  • Nuk ka nevojë për CD ose për teknik.
  • Në çdo kompjuter të biznesit përdoret i njëjti Setup.
Datofin-Setup.exeWindows · 4 MBShkarko
2

Zgjidh llojin e biznesit

Gjej biznesin tënd në listë ose shkruaje te Kërko llojin e biznesit…, pastaj kliko kartën me Instalo. Shkarkohet dhe instalohet vetëm programi që të duhet.

  • Hapat Shkarkimi, Instalimi dhe Gati shihen në ekran.
  • Herën tjetër programin e hap nga desktopi.
RestorantMarketBarnatoreAuto ServisSallon bukurieHotel & Motel
ShkarkimiInstalimiGati
3

Regjistro biznesin me NUI

Zgjidh Regjistro biznesin dhe shkruaj NUI-në: të dhënat plotësohen vetë nga regjistri i bizneseve. Shkruaj email-in e biznesit dhe kodin 6-shifror që të vjen aty. Me kaq fillon prova falas 7 ditë.

  • Nëse NUI-ja nuk gjendet, i plotëson të dhënat vetë.
  • Lëre numrin e TVSH-së bosh nëse biznesi nuk është në TVSH.
  • Biznesi që ka llogari hyn me Kam llogari, NUI-në dhe kodin nga email-i.
NUI e biznesit811000001
Kodi 6-shifror nga email-i
48291
4

Krijo Administratorin dhe fillo punën

Shkruaj emrin tënd dhe një PIN me 4 shifra. Shto punëtorët te Cilësimet → Punëtorët, zgjidh printerët dhe skanerin për këtë kompjuter, dhe je gati.

  • Programi pyet Kush po punon? sa herë hapet.
  • Manuali është brenda programit, te butoni ?.
Kush po punon?

AKArtaBGBlerimDBDafina

Pa internet, disa kompjuterë, kopje çdo natë

Pas instalimit: programi punon, serveri ruan

Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri i Datofin sapo të ketë internet. Kompjuterët e tjerë të biznesit e marrin vetë pas pak çastesh.

Pa internet

Shitja dhe faturat vazhdojnë. Kuponat dërgohen brenda 48 orëve, siç kërkon ATK-ja.

Disa kompjuterë

Të njëjtat të dhëna në çdo kompjuter; secili është arkë më vete.

Rikthim 30 ditë

Nga programi, nga datofin.com/login ose nga Datofin për ty.

Përditësime vetë

Versioni i ri shkarkohet në sfond; të dhënat nuk preken.

Kur të duhet

Situatat e zakonshme, të zgjidhura

Kompjuter tjetër i biznesit

Instalo të njëjtin program, zgjidh Kam llogari dhe hyr me NUI-në. Të dhënat vijnë nga serveri; zgjidh printerët për atë kompjuter.

Kompjuter i ri ose i prishur

Instalo programin dhe hyr me NUI-në dhe kodin nga email-i: të gjitha të dhënat që kanë arritur te serveri kthehen vetë.

Rikthim te një ditë e mëparshme

Te Cilësimet → Llogaria → Kopjet e të dhënave zgjedh ditën nga 30 të fundit dhe konfirmon me kodin nga email-i.

Biznesi ndryshon veprimtari

Kalon te programi tjetër me NUI-në; të dhënat e vjetra ruhen në arkiv dhe nuk fshihen.

Harrohet PIN-i

Administratori vendos PIN të ri. Pronari hyn me NUI-në dhe kodin nga email-i dhe e ndryshon vetë.

Kontabilisti

Krijo kodin te Cilësimet → Llogaria → Kontabilisti; kontabilisti e lidh biznesin te portali dhe i nxjerr librat vetë.

Gati ta provosh në biznesin tënd?

Shkarko Datofin Setup, zgjidh llojin e biznesit dhe hyr me NUI-në. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë.