Program për kopsht fëmijësh

Datofin Kopshti mban fëmijët sipas grupeve, edukatoren, prindërit, pagesën mujore dhe prezencën e çdo dite. Lart sheh sa fëmijë janë prezent sot dhe kujt po i skadon pagesa.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Kopsht fëmijësh

Çfarë bën Datofin Kopsht fëmijësh

Fëmijët sipas grupeve, prindërit, pagesa mujore dhe prezenca e çdo dite.

Për kë është: Kopshte private, çerdhe dhe qendra ditore për fëmijë.

  • Fëmijët sipas grupeve, me edukatoren dhe prindin.
  • Pagesa mujore dhe kujt po i skadon.
  • Prezenca e ditës.
  • Fëmija pezullohet, largohet ose rikthehet.
  • Faturat për prindërit.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Fëmijët

Te Fëmijët mban regjistrin e fëmijëve: grupin, edukatoren, prindin, pagesat mujore dhe prezencën e ditës. Lart sheh sa fëmijë janë aktivë, kujt po i skadon pagesa, sa janë prezent sot dhe sa është paguar këtë muaj.

  • Regjistro një fëmijë
  • Pagesa mujore
  • Prezenca e ditës
  • Ngjyrat te kolona Pagesa
  • Filtrat dhe kërkimi
  • Pezullo, largo ose rikthe

Shitje e shpejtë

Arka për shitjen e shërbimeve: kërko shërbimin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Shërbimet

Shërbimet është lista e shërbimeve që shet biznesi yt, me çmimin e secilit. Këto shërbime dalin në arkë (Shitje e shpejtë) dhe në fatura. Në krye të faqes shkruan Stoku: është e njëjta faqe.

  • Shto një shërbim
  • Ndrysho çmimin
  • Ndrysho shërbimin
  • Gjej produktin
  • Nëse shet edhe mall
  • Lista në Excel

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Shërbimet

Lista e shërbimeve me çmimet; nëse shet edhe mall, stoku mbahet vetë nga blerjet.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Kopsht fëmijësh

Sa kushton Datofin Kopsht fëmijësh?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Kopsht fëmijësh pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

Provo Datofin Kopsht fëmijësh falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Kopsht fëmijësh në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.