Program për kafiteri dhe bar

Datofin Kafiteria i ka tavolinat, banakun dhe arkën në një vend. Kamarieri e hap porosinë te tavolina, porosia shkon te banaku, dhe normativat zbresin kafenë, qumështin e sheqerin nga stoku me çdo filxhan.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Kafiterie & Bar

Çfarë bën Datofin Kafiterie & Bar

Tavolinat, porositë për banakun, normativat e kafesë dhe arka.

Për kë është: Kafiteri, bare, kafe-pastiçeri dhe lounge.

  • Normativi i kafesë, p.sh. 1 espreso = 0,008 kg kafe: e di saktë sa kafe ke harxhuar.
  • Plani i lokalit me tavolinat e brendshme dhe të terasës.
  • Shitja e shpejtë në banak, pa tavolinë, me kupon.
  • Çdo kamarier hyn me PIN-in e vet dhe shitjet shënohen me emrin e tij.
  • Raporti X dhe mbyllja e ditës me raportin Z.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Salla

Salla është plani i lokalit: tavolinat e çdo salle, të lira ose të zëna. Këtu hap porosinë e tavolinës, e dërgon në kuzhinë dhe e paguan me kupon. Porositë i sheh çdo kamarier, në çdo kompjuter të lokalit.

  • Plani i sallës
  • Merr porosinë e tavolinës
  • Dërgo në kuzhinë
  • Llogaria, transferimi dhe anulimi
  • Paguaj (edhe me llogari të ndarë)
  • Për me marrë dhe Dërgesë

Normativat

Te Normativat shkruan normativin e çdo artikulli: sa merr nga secili përbërës ose material për 1 njësi (p.sh. 1 Espreso = 0,008 kg kafe; 1 fletushkë A5 = 0,25 fletë letër A3). Kur artikulli shitet, përbërësit zbriten vetë nga stoku, dhe sheh koston dhe marzhën e secilit artikull.

  • Krijo një normativ
  • Si zbret stoku
  • Lista e normativave
  • Ndrysho ose fshi një normativ
  • Prodhimi paraprak (sipas nevojës)

Shitje e shpejtë

Shitje e shpejtë është arka për shitjet në banak, pa tavolinë: skano ose kërko artikullin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Porositë e tavolinave bëhen te Salla. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Kafiterie & Bar

A e di sa kafe është harxhuar?

Po. Me normativat shkruan sa kafe, qumësht ose sheqer merr secili artikull. Me çdo shitje përbërësit zbriten nga stoku, dhe te Stoku sheh sa është harxhuar në normativ.

Sa kushton Datofin Kafiterie & Bar?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Kafiterie & Bar pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

A është kuponi fiskal?

Jo ende. Kuponi i Datofin është jofiskal dhe në të shkruan JO KUPON FISKAL. Derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal jepe nga arka fiskale.

Provo Datofin Kafiterie & Bar falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Kafiterie & Bar në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.