Kushtet e përdorimit
Përditësuar më 01.11.2026.
1. Kush e ofron shërbimin
Programi Datofin ofrohet nga RamaPrint SH.P.K., NUI 810733263, 21000 Rahovec, Kosovë (Datofin, ne), që është shitësi i këtij programi. Me instalimin ose përdorimin e programit pranon këto kushte në emër të biznesit tënd. Nëse nuk i pranon, mos e përdor programin.
2. Shërbimi
Datofin është program për faturimin, arkën, stokun dhe raportet e biznesit, me një version për secilin lloj biznesi. Programi punon në kompjuterin tënd dhe sinkronizon të dhënat me serverin e Datofin kur ka internet; një pjesë e madhe e tij mund të përdoret edhe në shfletues.
3. Prova falas dhe abonimi
- Pas regjistrimit me NUI-në ke 7 ditë provë falas, pa kartelë.
- Abonimi kushton 9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH.
- Një abonim vlen për një biznes (një NUI) me programin e tij, në disa kompjuterë të të njëjtit biznes.
- Kur prova ose abonimi mbaron, programi shfaq ekranin Abonimi ka përfunduar; të dhënat nuk fshihen.
4. Pagesa dhe licenca
Procesi i porosisë kryhet nga shitësi ynë online Paddle.com. Paddle.com është shitësi zyrtar (Merchant of Record) për të gjitha porositë me kartelë: ai e pranon pagesën, e llogarit TVSH-në dhe e lëshon faturën e pagesës. Pas pagesës abonimi zgjatet vetë dhe rinovohet në fund të çdo periudhe derisa ta anulosh. Mund të paguash edhe sipas udhëzimeve nga [email protected]; atëherë kodi i licencës dërgohet në email-in e biznesit dhe nuk ka rinovim automatik.
5. Anulimi dhe rimbursimi
Abonimin e anulon kurdo nga programi (Cilësimet → Llogaria) ose nga faqja e pagesës. Programi punon deri në fund të periudhës së paguar dhe nuk ka rinovim tjetër. Meqë çdo program ka 7 ditë provë falas, pagesat e kryera nuk rimbursohen. Hollësitë: Anulimi dhe rimbursimi.
6. Të dhënat e biznesit
Të dhënat që fut në program (faturat, kuponat, produktet, klientët dhe të tjerat) i përkasin biznesit tënd. Datofin i ruan që programi të punojë, të sinkronizohet mes kompjuterëve dhe të ketë kopje rezervë. Mund t’i shkarkosh listat në Excel ose PDF. Pas mbarimit të abonimit të dhënat mbeten të ruajtura, derisa të kërkosh fshirjen e tyre. Si i përpunojmë të dhënat personale shpjegohet te Politika e privatësisë.
7. Përgjegjësitë e tua
- Je përgjegjës për saktësinë e të dhënave dhe të dokumenteve që lëshon, si dhe për deklarimet dhe pagesat te ATK-ja.
- Kuponi i Datofin është jofiskal dhe në të shkruan JO KUPON FISKAL. Derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal e jep nga arka fiskale sipas ligjit.
- Mbaj sekret PIN-et dhe kodet që vijnë me email; caktoji rolet dhe lejet e punëtorëve me kujdes.
- Lidhe kompjuterin me internet rregullisht, që të dhënat të ruhen edhe në server.
- Kompjuterët, printerët, skanerët, peshoret dhe pajisjet e tjera janë të biznesit tënd. Blerja, lidhja, servisi dhe prishjet e tyre janë përgjegjësi jotja dhe e shitësit të tyre: Datofin nuk jep servis për pajisje dhe nuk i mbulon këto shpenzime.
- Mos e përdor programin për qëllime të paligjshme dhe mos u përpiq ta kapërcesh mbrojtjen e tij.
8. Disponueshmëria dhe përditësimet
Përpiqemi që shërbimi të jetë gjithmonë në dispozicion, por nuk mund ta garantojmë pa asnjë ndërprerje. Programi punon edhe pa internet dhe përditësohet vetë; përditësimet mund të shtojnë ose të ndryshojnë veçori. Për mirëmbajtje që e ndërpret shërbimin për më gjatë njoftojmë paraprakisht kur është e mundur.
9. Kufizimi i përgjegjësisë
Programin e ofrojmë ashtu siç është. Aq sa e lejon ligji, nuk përgjigjemi për humbje indirekte, fitim të humbur, ndërprerje të punës, prishje të pajisjeve ose gabime që vijnë nga të dhënat e futura nga përdoruesi. Përgjegjësia jonë e përgjithshme kufizohet në shumën që biznesi ka paguar për abonimin në 12 muajt e fundit. Kjo nuk i prek përgjegjësitë që sipas ligjit nuk mund të kufizohen.
10. Pezullimi dhe ndërprerja
Mund ta ndërpresësh përdorimin kur të duash. Ne mund ta pezullojmë ose ta mbyllim llogarinë kur nuk paguhet abonimi, kur shkelen këto kushte ose kur e kërkon ligji; kur është e mundur, të njoftojmë më parë në email që t’i marrësh të dhënat.
11. Ligji i zbatueshëm
Për këto kushte zbatohen ligjet e Republikës së Kosovës. Mosmarrëveshjet i zgjidhim fillimisht me marrëveshje; përndryshe i zgjidh gjykata kompetente në Republikën e Kosovës.
12. Ndryshimet dhe kontakti
Mund t’i ndryshojmë këto kushte; versioni i ri publikohet në këtë faqe me datën e përditësimit. Për pyetje: [email protected].