Program për printime dhe shtypshkronjë

Datofin Printime mban porositë e printimit me specifikat: produktin, madhësinë, sasinë, materialin, përpunimin, afatin dhe paradhënien. Porositë e muajit për firmat i mban me fletëdërgesa dhe i faturon.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Printime & Shtypshkronjë

Çfarë bën Datofin Printime & Shtypshkronjë

Porositë e printimit me specifikat, materialet, arka dhe faturat.

Për kë është: Shtypshkronja dhe studio printimi e kopjimi.

  • Porosia me madhësinë, sasinë, materialin dhe përpunimin.
  • Afati dhe paradhënia.
  • Fleta e porosisë me numër.
  • Hapësira FLETËDËRGESA për porositë e muajit.
  • Stoku i materialeve.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Normativat

Te Normativat shkruan normativin e çdo artikulli: sa merr nga secili përbërës ose material për 1 njësi (p.sh. 1 Espreso = 0,008 kg kafe; 1 fletushkë A5 = 0,25 fletë letër A3). Kur artikulli shitet, përbërësit zbriten vetë nga stoku, dhe sheh koston dhe marzhën e secilit artikull.

  • Krijo një normativ
  • Si zbret stoku
  • Lista e normativave
  • Ndrysho ose fshi një normativ
  • Prodhimi paraprak (sipas nevojës)

Porositë

Porositë mban porositë e printimit: produkti, madhësia, sasia, materiali, përpunimi, afati dhe paradhënia. Për çdo porosi printohet një fletë porosie me numër.

  • Merr një porosi
  • Paradhënia
  • Statuset
  • Dorëzo porosinë dhe merr pagesën
  • Kërko, filtro dhe printo

Fletëdërgesat (hapësira FLETËDËRGESA)

Te Fletëdërgesat krijon dhe mban fletëdërgesat e hapura. Një fletëdërgesë mbulon një periudhë (zakonisht një muaj) dhe mbledh të gjitha dërgesat për një klient, secila me datën e porosisë dhe me emrin e atij që e porositi. Kur mbaron periudha, e përfundon dhe, nëse do, e kthen në faturë.

  • Si hyn këtu
  • Krijo një fletëdërgesë
  • Shto dërgesa gjatë muajit
  • Kthimet dhe datat
  • Shiko, printo ose ruaj si PDF
  • Përfundo fletëdërgesën

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Printime & Shtypshkronjë

Sa kushton Datofin Printime & Shtypshkronjë?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Printime & Shtypshkronjë pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

A është kuponi fiskal?

Jo ende. Kuponi i Datofin është jofiskal dhe në të shkruan JO KUPON FISKAL. Derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal jepe nga arka fiskale.

Provo Datofin Printime & Shtypshkronjë falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Printime & Shtypshkronjë në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.