Program për barnatore: lotet, skadenca dhe narkotikët

Datofin Barnatore e di skadencën e çdo loti dhe e shet së pari atë që skadon më herët. Me kodin 2D gjen barin dhe ndalon kutinë e skaduar, kontrollon çmimin zyrtar dhe mban regjistrin e narkotikëve me recetat speciale.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Barnatore

Çfarë bën Datofin Barnatore

Faturim dhe arkëtim për barnatoren.

Për kë është: Barnatore dhe farmaci.

  • Lotet me serinë dhe skadencën; shitja zbret nga loti që skadon i pari.
  • Kodi 2D i kutisë: gjen barin dhe nuk lejon shitjen e kutisë së skaduar.
  • Lista zyrtare e çmimeve nga Excel-i i Ministrisë së Shëndetësisë; bari mbi çmimin zyrtar nuk shitet.
  • Barnat Rx dhe Rx speciale; receta speciale për narkotikët dhe psikotropët.
  • Regjistri i narkotikëve sipas tremujorit dhe raporti në Excel për AKPPM.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Narkotikët

Regjistri i barnave narkotike dhe psikotrope: për çdo tremujor gjendja në fillim, hyrjet (blerjet), daljet (shitjet me recetë speciale) dhe gjendja në fund, bashkë me recetat. Raporti në Excel dorëzohet te AKPPM brenda 15 ditëve pas tremujorit.

  • Shëno barin si narkotik
  • Shitja me recetë speciale
  • Zgjidh tremujorin
  • Gjendja e tremujorit
  • Recetat speciale
  • Raporti për AKPPM

Shitje e shpejtë

Arka e shitjes: skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Barnat me recetë, çmimi zyrtar dhe skadenca
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen

Stoku

Stoku tregon mallin për shitje: sa është blerë, sa është shitur, sa ka mbetur, çmimin e blerjes, çmimin e shitjes dhe marzhën. Malli hyn këtu vetë nga blerjet; të njëjtat produkte dalin edhe në arkë.

  • Çka tregon tabela
  • Gjej produktin
  • Lotet dhe skadenca
  • Lista Zyrtare e Çmimeve
  • Vendos çmimin e shitjes
  • Vendos marzhën për shumë produkte njëherësh

Demo

Provoje këtu, në shfletues

Kliko si në programin e vërtetë. Të dhënat janë shembull dhe asgjë nuk dërgohet.

Demoja interaktive e programit kërkon JavaScript. Mund ta shkarkosh programin dhe ta provosh falas 7 ditë.

Shkarko Datofin Setup

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Barnatore

A e mban regjistrin e narkotikëve?

Po. Barin e shënon Narkotik / psikotrop dhe ai shitet vetëm me recetë speciale: numri dhe data e recetës, mjeku dhe pacienti. Te Narkotikët sheh gjendjen e tremujorit dhe e shkarkon raportin në Excel për AKPPM.

Si i shoh barnat që skadojnë?

Te Stoku kliko Skadon së shpejti: dalin barnat e skaduara dhe ato që skadojnë brenda 90 ditëve. Te butoni Lotet sheh çdo lot me serinë, skadencën, sasinë, furnitorin dhe faturën.

Sa kushton Datofin Barnatore?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Barnatore pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

A është kuponi fiskal?

Jo ende. Kuponi i Datofin është jofiskal dhe në të shkruan JO KUPON FISKAL. Derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal jepe nga arka fiskale.

Provo Datofin Barnatore falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Barnatore në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.