Program për piceri dhe fast food

Datofin Pizzeri ka tavolinat, porositë Për me marrë dhe Dërgesë me adresë e telefon, dhe normativat e picave që zbresin brumin, djathin dhe salcën nga stoku. Arka, faturat dhe raportet për ATK janë në të njëjtin program.

  • 7 ditë provë falas, pa kartelë
  • 9,99 € / muaj + TVSH
  • Punon edhe pa internet

Datofin Pizzeri & Fast Food

Çfarë bën Datofin Pizzeri & Fast Food

Tavolinat, porositë për me marrë dhe me dërgesë, normativat e picave dhe arka.

Për kë është: Piceri, fast food, qebaptore dhe lokale me porosi për në shtëpi.

  • Porosia Dërgesë me klientin, telefonin dhe adresën; Për me marrë pa pasur nevojë për emrin.
  • Salla me tavolina dhe fleta për kuzhinën vetëm me artikujt e rinj.
  • Normativat e picave dhe sanduiçëve, me koston dhe marzhën e çdo artikulli.
  • Prodhimi paraprak për brumin ose salcat, kur i përgatit në sasi.
  • Shitja në banak me Shitje e shpejtë.

Nga manuali i programit

Faqet kryesore të programit

Përshkrimi i marrë nga manuali që është brenda programit, me kapitujt e secilës faqe.

Salla

Salla është plani i lokalit: tavolinat e çdo salle, të lira ose të zëna. Këtu hap porosinë e tavolinës, e dërgon në kuzhinë dhe e paguan me kupon. Porositë i sheh çdo kamarier, në çdo kompjuter të lokalit.

  • Plani i sallës
  • Merr porosinë e tavolinës
  • Dërgo në kuzhinë
  • Llogaria, transferimi dhe anulimi
  • Paguaj (edhe me llogari të ndarë)
  • Për me marrë dhe Dërgesë

Normativat

Te Normativat shkruan normativin e çdo artikulli: sa merr nga secili përbërës ose material për 1 njësi (p.sh. 1 Espreso = 0,008 kg kafe; 1 fletushkë A5 = 0,25 fletë letër A3). Kur artikulli shitet, përbërësit zbriten vetë nga stoku, dhe sheh koston dhe marzhën e secilit artikull.

  • Krijo një normativ
  • Si zbret stoku
  • Lista e normativave
  • Ndrysho ose fshi një normativ
  • Prodhimi paraprak (sipas nevojës)

Shitje e shpejtë

Shitje e shpejtë është arka për shitjet në banak, pa tavolinë: skano ose kërko artikullin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Porositë e tavolinave bëhen te Salla. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura.

  • Gjej dhe shto produktin
  • Shporta: sasia, klienti dhe zbritja
  • Pagesa dhe kusuri
  • Printo kuponin
  • Pezullo shitjen
  • Faturë A4 nga shporta

Menyja e plotë

Kështu duket menyja majtas në program. Çdo punëtor sheh vetëm faqet që i lejon roli.

Bashkë me çdo program

Kontabiliteti, arka dhe ATK, të gatshme

Shitje e shpejtë

Arka me kupon: para në dorë, kartelë ose e kombinuar, pezullimi, kthimi i mallit dhe raporti X / Z.

Fatura dhe profatura

Fatura A4 me numër vetë, PDF dhe notë krediti; profatura kthehet në faturë me një klik.

Stoku

Faturat hyrëse e mbushin stokun; marzha, inventari dhe lista në Excel.

Raportet ATK

Libri i Shitjes dhe i Blerjes në Excel, TVSH-ja e muajit ose tatimi tremujor 3% / 9%.

Statistikat

Shitjet, blerjet, borxhet, produktet dhe klientët më të mirë të vitit.

Punëtorët me PIN

Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet me 4 shifra dhe sheh vetëm atë që i lejon roli.

Punon pa internet

Ndryshimet ruhen në kompjuter dhe sinkronizohen vetë mes kompjuterëve të biznesit.

Kopje çdo natë

Kopja ruhet në cloud; rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit.

Të gjitha veçoritë

Pyetje

Pyetje për Datofin Pizzeri & Fast Food

A mund të marr porosi për dërgesë?

Po. Te Salla kliko Dërgesë, shkruaj klientin, telefonin dhe adresën dhe hap porosinë. Porosia del si kartelë mbi planin e sallës derisa të paguhet.

Sa kushton Datofin Pizzeri & Fast Food?

9,99 € në muaj ose 99,99 € në vit, plus TVSH. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë. Një abonim vlen për një biznes (NUI), bashkë me të gjithë kompjuterët e tij.

A punon Datofin Pizzeri & Fast Food pa internet?

Po. Çdo ndryshim ruhet menjëherë në kompjuter dhe dërgohet te serveri sapo të ketë internet. Çdo natë serveri bën edhe një kopje rezervë në cloud.

Si i nxjerr librat për ATK?

Te Raportet ATK sheh TVSH-në e çdo muaji dhe shkarkon në Excel Librin e Shitjes dhe Librin e Blerjes. Nëse biznesi nuk ka numër TVSH-je, sheh qarkullimin dhe tatimin tremujor 3% ose 9%.

A është kuponi fiskal?

Jo ende. Kuponi i Datofin është jofiskal dhe në të shkruan JO KUPON FISKAL. Derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal jepe nga arka fiskale.

Provo Datofin Pizzeri & Fast Food falas për 7 ditë

Shkarko Datofin Setup, zgjidh Pizzeri & Fast Food në listë dhe hyr me NUI-në e biznesit. Pa kartelë.