Veçoritë e Datofin: arka, faturat, stoku dhe ATK
Çdo program Datofin ka të njëjtën bazë të fortë për kontabilitet dhe faturim, plus faqet e veçanta për llojin e biznesit. Këtu janë veçoritë e përbashkëta, ashtu siç janë në program.
Arka / POS
Shitje e shpejtë: arka me kupon
Skano ose kërko produktin, shtoje në shportë, zgjidh pagesën dhe printo kuponin. Çdo shitje regjistrohet vetë edhe te Fatura, prandaj hyn edhe te TVSH-ja dhe te Libri i Shitjes.
- Skaneri i barkodit: produkti hyn në shportë edhe kur kursori është në një fushë tjetër.
- Pagesa me para në dorë, kartelë ose e kombinuar; butonat Saktë, 5 €, 10 €, 20 €, 50 €, 100 €, 200 € dhe kusuri vetë.
- Pezullo shitjen (F8), paguaj dhe printo (F4), kërko (F2).
- Kthimi i mallit, anulimi i kuponit dhe riprintimi nga Shitjet e sotme.
- Mbyll ditën me raportin X dhe Z, edhe sipas punëtorëve.
- Faturë A4 direkt nga shporta, për klientët-biznese.
Kuponi i Datofin është ende jofiskal (JO KUPON FISKAL): derisa Datofin të certifikohet nga ATK, kuponin fiskal jepe nga arka fiskale.
0,50 € × 21,00 €
1,10 € × 11,10 €
0,684 kg · peshorja0,96 €
Faturimi
Fatura dhe profatura
Faturat që u lëshon klientëve, me numër që vjen vetë (p.sh. 001/26), gati për printim ose për t’u ruajtur si PDF dhe foto.
- Fatura A4 me TVSH 18%, 8% ose 0%, data e furnizimit dhe shënimi.
- Nota e kreditit për kthim ose korrigjim.
- Profatura (oferta) që kthehet në faturë me një klik.
- Logoja, vula, nënshkrimi dhe ngjyra e temës në faturë.
- Biznesi pa numër TVSH-je: faturat dalin pa TVSH.
- Eksporti i listave në Excel ose PDF.
NUI 811000001 · Nr. TVSH 330000001
Nr. 014/26
Klienti: Firma Shembull SH.P.K.
Blerjet dhe stoku
Faturat hyrëse e mbushin stokun vetë
Çdo faturë hyrëse hyn në Librin e Blerjes për ATK, në stok (malli për shitje) dhe në pasqyrën vjetore (kostot dhe shpenzimet).
- Stoku tregon sa është blerë, sa është shitur, sa ka mbetur dhe marzhën.
- Stoku i ulët me ngjyrë: portokalli kur ka 5 ose më pak, i kuq kur s’ka.
- Vendos marzhën për shumë produkte njëherësh, edhe vetëm për një grup.
- Inventari: numëron mallin dhe stoku korrigjohet sipas sasive të numëruara.
- Nota e kreditit nga furnitori dhe paralajmërimi për fatura të përsëritura.
- Lista e stokut në Excel për kontabilistin.
| Produkti | Stoku | Blerja | Shitja | Marzha |
|---|---|---|---|---|
| Vaj luledielli 1 l | 48 | 1,62 | 2,30 | 36,4% |
| Sheqer 1 kg | 4 | 0,78 | 1,10 | 33,9% |
| Pastë dhëmbësh | 0 | 1,35 | 2,20 | 48,3% |
| Kafe turke 100 g | 36 | 0,92 | 1,50 | 46,0% |
ATK
Raportet për ATK, gati çdo muaj
Te Raportet ATK sheh TVSH-në që duhet paguar çdo muaj dhe shkarkon në Excel librat që i kërkon ATK-ja.
- Libri i Shitjes dhe Libri i Blerjes në Excel, muaj pas muaji.
- TVSH-ja për pagesë ose kredia që bartet për muajin tjetër.
- Biznesi pa numër TVSH-je: qarkullimi dhe tatimi tremujor 3% (tregti) ose 9% (shërbime), minimumi 37,50 €.
- Paralajmërimi kur i afrohesh pragut prej 30.000 € për TVSH.
- Punëtorët ATK: programi llogarit pensionin, tatimin në paga dhe pagën neto; Lista e Pagave.
- Qiraja ATK dhe Lista e Qirasë; pasqyra vjetore në 28 rreshta, pa TVSH.
| Muaji | Shitjet pa TVSH | TVSH e shitjes | Për pagesë |
|---|---|---|---|
| Korrik | 14.820,00 | 2.667,60 | 1.048,30 |
| Gusht | 15.310,50 | 2.755,89 | 1.122,14 |
| Shtator | 12.940,00 | 2.329,20 | Kredi 186,40 |
| Tetor | 13.605,20 | 2.448,94 | 812,75 |
Statistikat
Si po ecën biznesi, me një shikim
Shitjet, blerjet, TVSH-ja e muajit, kush të ka borxh dhe kujt i ke borxh, produktet dhe klientët më të mirë, dhe krahasimi vit pas viti.
- Kartelat kryesore të vitit.
- Grafikët e shitjeve dhe blerjeve sipas muajve.
- Produktet dhe klientët më të mirë.
- Borxhet e klientëve dhe ndaj furnitorëve.
- Krahasimi vit pas viti.
Punëtorët
Çdo punëtor me PIN-in dhe rolin e vet
Në hapje programi pyet Kush po punon?. Çdo punëtor zgjedh emrin dhe shkruan PIN-in me 4 shifra; shitjet shënohen me emrin e tij.
- Rolet: Administrator, Menaxher, Arkëtar / shitës, Kontabilist dhe I personalizuar.
- Lejet për arkën: ndryshimi i çmimeve, zbritjet, anulimi i kuponave, mbyllja e ditës.
- Kyçja automatike pas 5, 15, 30 minutash ose 1 ore pa punë.
- Punëtori pas 20 PIN-eve të gabuara bllokohet; e zhbllokon Administratori.
Siguria e të dhënave
Pa internet, disa kompjuterë dhe kopje çdo natë
Programi punon në kompjuter dhe sinkronizohet me serverin e Datofin kur ka internet. Lart djathtas sheh gjithmonë gjendjen.
- Disa kompjuterë të të njëjtit biznes, me të njëjtat të dhëna.
- Çdo kompjuter është arkë më vete, me kuponat dhe raportet Z të veta.
- Kuponat dërgohen brenda 48 orëve: pas 24 orësh pa internet del paralajmërimi.
- Kopje çdo natë në cloud dhe 7 kopje ditore në vetë kompjuterin.
- Rikthim te cila do nga 30 ditët e fundit, me kod nga email-i.
- Kompjuter i ri: hyn me NUI-në dhe të dhënat kthehen vetë.
30 ditët e fundit, me Rikthe për secilën.
Pajisjet
Printerët, skaneri dhe peshorja
Në çdo kompjuter zgjedh një herë ku printohen kuponat dhe faturat dhe cili është skaneri. Pastaj programi printon direkt, pa dritaren e printimit. Pajisjet i blen vetë biznesi: për prishje dhe servis drejtohu te shitësi i tyre.
- Printeri i kuponave me letër 80 mm, për kuponin dhe raportet X / Z.
- Printeri i faturave A4, ose Pyet çdo herë.
- Skaneri i barkodit me USB, që shkruan si tastierë.
- Etiketat e peshores (barkodi që fillon me 2) për programet me peshore.
Edhe më shumë
Të vogla që e bëjnë punën më të lehtë
Manuali brenda programit
Butoni ? e hap manualin te faqja ku je. Mund të kërkosh në të dhe ta printosh.
Portali i kontabilistit
Kontabilisti, me kodin që ia krijon ti, e nxjerr vetë Librin e Shitjes dhe të Blerjes te datofin.com/kontabilist.
Përditësimet vetë
Programi kontrollon kur hapet dhe çdo 30 minuta; versioni i ri instalohet kur e rinis.
Pamja
Modaliteti i çelët ose i errët, ngjyra e temës, madhësia e faqes dhe fonti.
Kalimi te një program tjetër
Kur biznesi ndryshon, kalon te programi tjetër; të dhënat e vjetra ruhen në arkiv.
Llogaria në web
Te datofin.com/login sheh abonimin, aktivizon licencën dhe nxjerr një kompjuter të humbur nga llogaria.
Programet e specializuara
Plus faqet që i duhen vetëm biznesit tënd
Salla me tavolina dhe normativat për gastronominë, lotet dhe narkotikët për barnatoret, terminet për sallonet, kartelat e pacientëve për klinikat, rezervimet për hotelet, projektet për kompanitë e ndërtimit dhe më shumë.
Gati ta provosh në biznesin tënd?
Shkarko Datofin Setup, zgjidh llojin e biznesit dhe hyr me NUI-në. Ke 7 ditë provë falas, pa kartelë.